Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, bashkëshorti digjet brenda saj, gruaja përfundon në spital
BILLI

Lexo edheDetajet/ Kishin dalë të mblidhnin bimë medicinale, si i rrëmbeu Vjosa dy gratë nga Këlcyra

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Delvinë, aty ku një makinë u shkrumbua nga flakët dhe një person humbi jetën.
Sipas policisë një person është djegur brenda saj, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë djegie të rënda në trup.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Karahaxh”, kur mjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi Albert Çaushi ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Lexo edheDetajet/ Kishin dalë të mblidhnin bimë medicinale, si i rrëmbeu Vjosa dy gratë nga Këlcyra
Për pasojë është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi.
Bashkëshortja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë.