BallinaLajmeMajorit kosovar i futen hajnat në shtëpi, ia vjedhin edhe armën zyrtare!

Majorit kosovar i futen hajnat në shtëpi, ia vjedhin edhe armën zyrtare!

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Majorit të Policisë së Kosovës, Bajram Kolic i janë futur hajnat në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur dy natë më parë në fshatin Banjë të Istogut.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se majorit i është vjedhur edhe arma zyrtare të cilën e kishte në shtëpi.

Hajnat kanë arritur që nga shtëpia e Kolic të marrin edhe para të gatshme dhe stoli ari. Kolic është një nga drejtuesit kufitar të pikës në Kullë, ndërsa në momentin e kryerjes së vjedhjes, ai nuk ndodhej në shtëpi.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se, të dyshuar të pa njohur me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Gjatë kohës kur është kryer vjedhja nuk ndodhej askush në shtëpi. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante” thuhet në njoftimin e Policisë.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me viktimën Kolic, i cili ka thënë se për informata të tjera të kontaktojnë zyrën e informimit të Policisë së Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz