I mahniti të gjithë shqiptarët e Kanadasë, kjo është lidhja e gazetares simpatike me Shqipërinë
BILLI··Përditësuar më

Një video shumë interesante ka qarkulluar në media, ku gjatë kohës që një shqiptar me banim në Kanada po shikonte lajmet në një televizion lokal të Torontos, iu shfaq një skenë mjaft e veçantë.
Ai po ndiqte lajmet në televizionin CP24, kur papritur një lidhje direkte u shfaq një gazetare të televizionit, e cila po intervistonte të ftuarin e saj.
Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e tij ishte se gazetarja kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare.
Ai ka realizuar menjëherë dhe një video.
Po shihte lajmet në kanalin e Torontos, shqiptarit i bëhet zemra mal kur sheh çfarë del në ekran on Vidnews.

Lexo edheTë huajt zbulojnë familjen e vetme shqiptare që krijon muzikë nga gjethet
Vajza e quajtur Patricia Jaggernauth nuk e ka aspak “hijen” e një shqiptareje, por ka një lidhje të fortë me Shqipërinë, pasi i fejuari i saj i quajtur Jani Frisku është nga qyteti i Shkodrës dhe është menaxheri i saj.
Çifti formojnë një dyshe shumë simpatike.














