Macron telefonon presidentin e Iranit: E inkurajova që të shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga bisedimet e nisura
dp

Lexo edheInvestim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

Macron ka theksuar se i ka bërë thirrje liderit iranian që të përfitojë nga mundësitë që po krijohen përmes bisedimeve të nisura, me qëllim që të arrihet një qetësim i qëndrueshëm i situatës, transmeton lajmi.net.
“E inkurajova që të shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga bisedimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën drejt një uljeje të qëndrueshme të tensioneve”, është shprehur Macron, duke u referuar diskutimeve diplomatike në rajon.
Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për respektim të plotë të armëpushimit, duke përfshirë edhe situatën në Liban.

Lexo edheInvestim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja
“Respektimi i armëpushimit është thelbësor, përfshirë edhe në Liban”, ka thënë presidenti francez, duke shtuar se Franca mbështet institucionet libaneze në ushtrimin e sovranitetit të tyre dhe vendimmarrjen për të ardhmen e vendit./lajmi.net/