back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“Ma s’ke me pa dritë me sy”, dënohet me 500 euro gjobë...

“Ma s’ke me pa dritë me sy”, dënohet me 500 euro gjobë burri që kërcënoi dhe goditi me shuplaka ish-gruan

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

A.A, është dënuar me 500 euro gjobë pasi e ka pranuar se në janar të këtij viti e ka goditur me shuplaka në kokë ish-gruan e tij, S.S.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të hënën nga gjykatësja Diana Sina.

Paraprakisht, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohet.

“Jam pendu pa masë. Ka qenë një keqkuptim, por tani nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me S.S., më parë kemi jetuar bashkë dhe kemi një fëmijë, edhe pse unë e kam kujdestarinë e njëjta mundet me vizitu djalin sa herë të dëshirojë. Kemi raporte shumë të mira miqësore edhe pse unë kam vazhduar jetën me një grua tjetër dhe S.S me një person tjetër”, tha i akuzuari.
Reklamë

E dëmtuara, S.S tha se ia ka falur të akuzuarit dhe se tani kanë raporte shumë të mira miqësore, ndërsa shtoi se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe se nuk kërkon kompensim dëmi.

Përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Feride Xani dhe mbrojtësi i viktimave, Agim Pula e kanë mbështetur deklarimin e të dëmtuarës.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se A.A i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore ish-bashkëshortes së tij, S.S, më 6 janar 2021.

Sipas aktakuzës, pasi që i akuzuari e thërret në telefon të dëmtuarën dhe i kërkon që të takohen që të bisedojnë për problemet që kishin pasur pasi që ishin ndarë rreth një viti më parë, pasi që takohen i akuzuari i thotë të dëmtuarës “Ma s’ke me pa dritë me sy, tani do të tregoj unë ty çfarë do të bëj” dhe e godet me shuplaka në kokë, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Për këtë, ai ngarkohet me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 i Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë./BetimipërDrejtësi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz