Lutfi Haziri dhe Agim Veliu nuk shkojnë në mbledhje në LDK, ku pritet që Vjosa Osmani të nominohet për Kryeministre
01

Lexo edhe“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”

Duket që nominimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, ka bërë që kreu i Gjilanit dhe ai i Podujevës të hidhërohen e të mos marrin pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë së partisë.
Para zgjedhjeve të brendshme, Haziri e Veliu patën deklaruar se kanë pretendime për t’u zgjedhur edhe kryetar të partisë, megjithatë në fund partia ishte pajtuar ta rizgjidhte Isa Mustafën si emër konsensual.
Përveç Lutfi Hazirit e Agim Veliut, në mbeldhje janë duke marrë pjesë të gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë së LDK’së.
Në mbledhje me shumë gjasë do të diskutohet edhe çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë Ismet Beqiri në një përgjigje dhënë dje Gazetës Express ka deklaruar se parimisht do të shkojnë të vetëm në zgjedhje./GazetaExpress’/

Lexo edhe“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”