back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të...

“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”

Të ngjajshme

Ramush Haradinaj do të gjykohet në Hagë për veprat e pretenduara të kryera pas shtatorit të vitit 1998.

Kështu po pretendon Dragoljub Stankonviq, i cili është në listën e viktimave që do të dëshmojnë në Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net.

Ai për gazetën “Politika”, ka thënë se Serbia ka prova të mjaftueshme që sipas tij do të dëshmojnë fajësinë e Haradinajt.

Sipas tij, verdikti i mëparshëm i Gjykatës së Hagës për Haradinajn kishte të bënte me periudhat nga 1 marsi e deri më 30 shtator të 1998-tës, dhe kësisoj Specialja do të merret me periudhën pas kësaj date.

Siç pretentojnë në Beograd, Haradinaj do të gjykohet jo vetëm për veprat ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.

Haradinaj u ftua nga Specialja të dëshmojë në cilësinë e të dyshuarit.

Sidoqoftë, në Hagë Haradinaj zgjodhi të mbrohet në heshtje.

Paraprakisht, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, gjë që më pas u përcoll edhe me shpërndarjen e Kuvendit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz