BallinaLajmeLushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve shqiptare

Lushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve shqiptare

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka vizituar sot ndaras dy familje atdhetare nga Mitrovica. Z. Lushtaku ka takuar familjet Lushta dhe Maliqi, me qëllim të falenderimit për kontributin e dhënë gjatë historisë së përpjekjeve kombëtare për liri dhe çlirim.

Në takimet e përzemërta me pjestarët e këtyre famijeve z. Lushtaku është shprehur shumë mirënjohës për veprimtarinë dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të lirisë dhe çlirimit të Kosovës. “Institucionet e Kosovës si në nivel lokal dhe në atë qendror duhet të çmojnë dhe respektojnë çdo ditë vlerat kombëtare të familjeve shqiptare që sakrifikuan për vendin e tyre në rrethan të ndryshme historike, pasi familjet atdhetare kanë qenë themeli i veprimtarisë në shërbim të çështjes kombëtare”, tha z. Lushtaku.

Ndërsa pjestarët e të dy familjeve u shprehën shumë falenderues ndaj z. Lushtaku për vizitën e bërë dhe për kujdesin e treguar, si dhe çmuan lart kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

Shumë të përzemërta dhe emocionuese ishtin bisedat me më të moshuarit e këtyre familjeve, që në mbamendjen e tyre i kanë të freskëta kujtimet e të kaluarës heroike dhe sfiduese. Ata thane se e çmojnë çdo të mirë që vendit i solli gjaku i të rënëve dhe sakrifica e popullit të Kosovës

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz