back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLushtaku flet pas raportimeve për tensione në PDK-në e Skenderajt

Lushtaku flet pas raportimeve për tensione në PDK-në e Skenderajt

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
Kandidati për postin e kryetarit të degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur pas raportimeve për tensione e përleshje fizike sot në një nëndegë të PDK-së, në fshatin Klinë e Epërme.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lushtaku ka thënë kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve.

Postimi i Lushtakut:

Kanë vazhduar zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj. Sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc. Në këto nëndegë janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve. Të gjitha këtyre strukturave u dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin e ri 4 vjeçar.

Sa për sqarim të opinionit, kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve. Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri. SL /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz