Lushnjë/ Ndoti ambientin dhe kanalin e fshatit, nën akuzë pronari i baxhos!
dp

Lexo edhe26 vatra të raportuara në 24 orë, 4 ende aktive

Ndoti ambientin me baxhon e tij të djathit, merret nën akuzë pronari 60-vjeçar i objektit.
Policia e Lushnjës njoftoi sot (29 gusht) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat nisën procedimin penal në gjendje të lirë pas denoncimit ndaj A. T., 60 vjeç, banues në fshatin Toshkëz.
“Ai dyshohet se ka ndotur ajrin gjatë përpunimit të qumështit në baxhon e tij në fshatin Toshkëz, si dhe ka hedhur mbetje të lëngshme në një kanal”, bëri me dije policia vendore për rastin.

Lexo edhe26 vatra të raportuara në 24 orë, 4 ende aktive