Lushaku-Sadriu: Mbi 500 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku në pesë vitet e fundit
dp

Lexo edheDemokraci Plus kërkon anulimin e tenderit 480 mijë euro të MMPH-së për angazhimin e 20 ekspertëve

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu tha se mbi 500 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku në pesë vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një alarm serioz për institucionet përgjegjëse.
Ajo theksoi se shumë rrugë në vend vazhdojnë të përballen me mungesë të mirëmbajtjes, sinjalistikës dhe ndriçimit adekuat, ndërsa pikat e rrezikshme, sipas saj, mbeten të pandryshuara prej vitesh.
“500 jetë të humbura dhe familje të goditura nga tragjeditë e aksidenteve në rrugët tona. Kur humben mbi 500 jetë, nuk mjaftojnë më arsyetimet e institucioneve. Kërkohen veprime të menjëhershme”, ka shkruar ajo.
Lushaku-Sadriu iu referua edhe një aksidenti fatal të ndodhur së fundmi në Autostradën Ibrahim Rugova, ku një grua humbi jetën, duke shtuar se një familje tjetër është përballur me dhimbjen e humbjes.

Lexo edheDemokraci Plus kërkon anulimin e tenderit 480 mijë euro të MMPH-së për angazhimin e 20 ekspertëve
Ajo bëri thirrje që siguria në rrugë të trajtohet me prioritet më të lartë, përmes investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të sinjalistikës, rritjes së kontrollit dhe masave konkrete për parandalimin e aksidenteve. /Lajmi.net/