Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se rezultati i fundit i këtyre zgjedhjeve, nuk është përgjegjësi e Abdixhikut.
Sipas saj, Abdixhiku ka bërë angazhim të hatashëm dhe nuk ka ikur nga përgjegjësia në asnjë moment, prandaj ai meriton të jetë në krye të LDK-së.
“Nuk mendoj që është përgjegjësia e Abdixhikut për rezultatin. Mendoj që përgjegjësia është e lidershipit si tërësi, është më kolegtive. Abdixhiku ka bërë një angazhim të hatashëm. Ai ska marr asnjë vendim i vetëm, i ka marr ato me kolegjiumin. Ai nuk ka ikur nga përgjegjësia në asnjë moment”, tha Lushaku Sadriu, në DPT të Klan Kosovës.