Lumir Abdixhiku i mbijeton votimit, mbetet kryetar i LDK-së
dp

Lexo edhe“Ja ka drejtuar revolen në ballë stafit tonë” – detaje se si u sulmuan punëtorët e KRU “MITROVICA” në Pantinë të Vushtrrisë

Sipas informacioneve të fundit, në votimin për shkarkimin e tij, 170 delegatë kanë votuar kundër shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 152 kanë votuar pro largimit të tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, transmeton lajmi.net.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së u mbajt me pjesëmarrjen e 325 delegatëve nga gjithsej 355 sa ka partia. Punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura për media pas përfundimit të fjalimit të Abdixhikut.
Gjatë adresimit të tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e këtij Kuvendi, duke e cilësuar të gabuar dhe të parakohshme. Ai tha se kjo ditë nuk duhej të ishte një përpjekje për rrëzimin e kryetarit, por një moment për të diskutuar të ardhmen e partisë.

Lexo edhe“Ja ka drejtuar revolen në ballë stafit tonë” – detaje se si u sulmuan punëtorët e KRU “MITROVICA” në Pantinë të Vushtrrisë
Kjo ishte përpjekja e dytë brenda këtij viti për shkarkimin e Abdixhikut. Edhe në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 31 janarit, iniciativa për largimin e tij nuk kishte kaluar./lajmi.net/