back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeLumir Abdixhiku: Fushata mbyllet sot, por rrugëtimi ynë vazhdon – Dritë do...

Lumir Abdixhiku: Fushata mbyllet sot, por rrugëtimi ynë vazhdon – Dritë do të ketë!

Të ngjajshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh falënderues për aktivistët, kandidatët dhe qytetarët, duke e cilësuar fushatën si “rrugëtim shprese, besimi dhe përkushtimi”.

Në një postim në rrjete sociale, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje të veçantë për aktivistët e LDK-së, të cilët, siç tha ai, “lanë familjet e përditshmërinë për t’u bërë pjesë e një ëndrre të madhe për Kosovën”, transmeton lajmi.net.

“Ju që ecët me ne, derë më derë, lagje më lagje, qytet më qytet, duke përçuar me krenari vizionin tonë për një Kosovë më të mirë – ju jeni shtylla e rrugëtimeve tona,” ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së ka falënderuar gjithashtu kandidatët e partisë për guximin dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës.

“Ju jeni fytyra e vërtetë e LDK-së, shembulli më i mirë i politikës që shërben. Përparim, Gaz, Sokol, Xhafë, Arbër, Besnik, Ardian, Ruzhdi, Bexhet – dalshi faqebardhë nesër,” është shprehur Abdixhiku.

Në vazhdim, ai ka theksuar se për LDK-në, fushata zgjedhore nuk është fundi i angazhimit politik, por vazhdim i një misioni më të madh.

“Fushata mund të mbyllet sot, por rrugëtimi ynë vazhdon. Ajo çfarë kemi mes vete nuk është vetëm çështje elektorale; është një mision shumë më i madh se secili prej nesh – për një Kosovë të ndërtuar mbi punë, besë e shpresë,” ka shtuar Abdixhiku.

Postimin e ka mbyllur me një premtim simbolik që ka shoqëruar fushatën e LDK-së: “Kjo është LDK që kam ëndërruar gjithëherë – një familje e madhe e njerëzve të mbarë që besojnë në dritë, edhe kur rruga është e gjatë. Dritë do të ketë! Ju zotohem!”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz