Luftëtarët e rrejshëm të UÇK-së, së shpejti para gjyqit

Prokuroria e Shtetit ka avancuar me hetimet për t’i zbuluar veteranët mashtrues të UÇK-së.
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Prokuroria ka marrë të gjitha dosjet e veteranëve dhe denoncimet publike nga Komisioni i Veteranëve.
Për këto hetime s’ka folur askush. Megjithëkëtë, rezultatet e para pritet të dalin shpejt. Gjetjet kryesore të hetimeve çojnë në zbulimin se ish-udhëheqësit kryesorë qëndrojnë prapa falsifikimit të listave.
Lexo edheNëse kandidatët kanë vota të barabarta, ja kush hyn në asamble komunale
Burimet kanë treguar prokurorët kanë zbuluar fakte se disa prej veteranëve të rrejshëm të UÇK-së kurrë nuk kanë qenë në luftë, por, gjatë viteve 1995-2000 kanë qenë nëpër vende të ndryshme të BE-së, si punëtorë. Kanë zbuluar se një pjesë e veteranëve mashtrues janë njerëz të afërt me komandantët e UÇK-së në të gjitha rajonet.
Pasluftës është raportuar se numri i veteranëve nuk ka shkuar në 20 mijë, ndërsa, kur janë regjistruar kanë dalë më shumë 40 mijë. Kushdo që ka përfituar statusin e veteranit merr një pagë mujore prej 150 eurosh. /Express/














