BallinaBotëLuftëtarët e ISIS’it të mbështetur nga SHBA largohen lirshëm nga rrugët e...

Luftëtarët e ISIS’it të mbështetur nga SHBA largohen lirshëm nga rrugët e Rakas (Video)

Të ngjajshme

Forcat demokrate siriane përmes një video kanë regjistruar pamjet ku shihen qindra luftëtarë islamikë duke u larguar nga qyteti i Rakas me automjete të ndryshme. Siç shihet edhe në video largimi i tyre është i lirshëm pa i penguar askush.

Kjo video e siguruar nga “RT” ka folur me disa luftëtarë të Forcave të Sigurisë së Sirisë (SDF), në të cilën ata e kanë konfirmuar për herë të parë se militantët e Shtetit Islamik e kanë lëshuar qytetin e Rakës. Kjo është përshkruar edhe në një raportim përshkrues i bërë nga “BBC” i emërtuar si “Exodus”, transmeton Periskopi.

“Ne i pamë ata me sytë tanë. Unë kam qenë në një kthesë kur ushtarët e IS po largoheshin. Kishte shumë prej tyre, nuk kishim frikë prej tyre,” tha një luftëtar i SDF në fund të nëntorit.

“E pashë IS’in, u nisën me lokomotiva dhe autobusë, morën bagazhet e tyre dhe u nisën drejt Rumelanit”, tha një tjetër luftëtar i SDF’së. “Ata vazhduan deri në Deir [ez-Zor]. Unë nuk e di se ku u drejtuan pas kësaj, qoftë Abu Kamal apo Mayadeen.”

Ekziston një “marrëveshje sekrete” midis koalicionit amerikan, britanik dhe forcave kurde ku ata lejuan qindra terroristë të IS’it të lënë Rakën në mënyrë paqësore në një konvoj të gjatë që përbëhej deri në 50 kamionë, më shumë se një duzinë autobusësh dhe rreth 100 automjete të tjera./Periskopi/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz