Lufta për drogën shqiptare, vritet 25-vjeçari në Itali

Dy persona të armatosur i kishin bërë pritë në derën e shtëpisë.
Një i ri italian është vrarë gjatë natës së djeshme si pasojë e luftës së grupeve kriminale për të kontrolluar trafikun e drogës shqiptare.
Kështu shkruajnë mediat italiane në lidhje me ekzekutimin në derën e shtëpisë të 25-vjeçarit Antonio Fabbiano.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vieste, Foggia. I riu me precedentë penalë duket se është ndjekur nga dy vrasës të cilët e kanë qëlluar disa herë në trup, në momentin kur ishte pranë shtëpisë së tij.
Lexo edheE rëndë: Ekzekutohet me thikë 23 vjeçari shqiptar
Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitali, por ka ndërruar jetë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, vrasja e të riut Antonio Fabbiano është akti i fundit i luftës së grupeve kriminale, të nisur nga janari i vitit 2015 për kontrollin e trafikut të drogës nga Shqipëria.















