BallinaBotëLufta në Siri: Erdogan e telefonon Putinin

Lufta në Siri: Erdogan e telefonon Putinin

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot i shqetësuar nga “matja e forcës” mes fuqive të huaja për çështjen e Sirisë, ndërkohë që tensionet janë rritur mes Uashingtonit dhe Moskës, pas kërcënimeve për sulme amerikane të mundshme.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga fakti që disa vende mbështeten në forcën e tyre ushtarake për të transformuar Sirinë në terren për të matur forcën”, deklaroi ai gjatë një fjalimi televiziv në Ankara.

“Presidenti turk zhvilloi më pas një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin”, sipas një burimi në presidencën turke.

Dy krerët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në Turqi”, sipas këtij burimi.

“Dy liderët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të ngushtë”, shtoi i njëjti burim, pa dhënë detaje të tjera.

Dje në mbrëmje, presidenti turk zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump për të diskutuar për krizën në Siri, përcjell Atsh.

Një sulm kimik i dyshuar, i kryer në Gutan Lindore, pranë Damaskut ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave dhe një reagim ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz