BallinaSportLuboteni fiton Kupën e Kosovës, mposht bindshëm Dritën në finale

Luboteni fiton Kupën e Kosovës, mposht bindshëm Dritën në finale

Të ngjajshme

Luboteni është shpallur fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, pasi triumfoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Dritës në finalen e madhe.

Skuadra nga Ferizaj dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke i fituar të tre setet me rezultate 25-21, 25-20 dhe 25-21, për të mos lënë hapësirë për befasi dhe për ta siguruar trofeun me meritë të plotë.

Finalja u zhvillua në një atmosferë të bukur sportive në Pallatin e Sporteve “1 Tetori”, ku të pranishmit ndoqën një ndeshje cilësore dhe me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat.

Ndërkohë, spektakli i volejbollit në kuadër të Kupës së Kosovës vazhdon edhe sonte, pasi nga ora 19:30 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e femrave ndërmjet Fer Volley dhe Dritës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz