Sot, rreth orës 12:00, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – Dega në Prishtinë ka zhvilluar një aksioni simbolik, në hyrje të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, përmes së cilit shprehu paknaqësinë rreth largimit të djesh të flamurit kombëtar shqiptar nga salla e mbledhjeve (senatit) në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
LSHB në hyrje të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ka vendosur gjashtë flamuj kombëtar shqiptar; një flamur për çdo pjesë të hapësirave shqitare, simbolin e saj dhe mbishkrimin “Mos ma prek flamurin”.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe private, që të angazhohen për ruajtjen e simboleve tona kombëtare, e veçanerisht flamurit kombëtar, me të cilin me shekuj me radhë populli shqiptar luftoi dhe sakrifikoj për mbrojtjen e tij.
“Largimi i flamurit kombëtar shqiptar padyshim ishte një akt i papranueshëm, ashtu sikurse është e papranueshme lufta speciale për shkombëtarizimin dhe mohimn e identitetit shqiptar të Kosovës” deklaroi Muharrem Bajraktari, koordinator i LSHB-së.