Mesfushori shqiptar i Kasimpasa në Turqi, Loret Sadiku, thuhet se ka angazhuar një avokat në FIFA, që t’i hapet drita jeshile të luajë për Kosovën.
Loret Sadiku kohë më parë e ka lënë Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur me atë të Kosovës, që në periudhën kur Kosova nuk ishte pranuar ende në UEFA dhe FIFA.
Kujtojmë se Sadiku e kishte ndryshuar njëherë kombëtaren duke e lënë Suedinë për Shqipërinë dhe hera e dytë është e palejueshme.
27-vjeçari nga Prishtina është duke punuar me avokat në FIFA në mënyrë që ta marrë “vizën” për të luajtur me Kosovën.
Ai pretendon se i është falsifikuar nënshkrimi nga Federata Shqiptare e Futbollit në momentin që ka luajtur me Shqipërinë.
Në një prononcim për gazetën “Zëri”, është vetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili foli për çështjen në fjalë: “Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, u shpreh Ademi.