Kombëtarja e Senegalit do të luajë sot një miqësore.
Ata do të përballen me Perun, në “Stade de France” të Parisit që shihet si një ndeshje parapërgatitëse për Botërorin që po vjen.
“Luanët e Terangas”, kanë marrë vëmendje të madhe së fundmi pas vendimit të CAF për t’ja hequr titullin e Kupës së Afrikës, pas veprimit të tyre ku të gjithë lojtarët u larguan nga fusha si shkak i një penalltie të akorduar ndaj Marokut.
🚨🏆 Senegal show their AFCON trophy ahead of today’s game! 🇸🇳 pic.twitter.com/OXTl0we93r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 28, 2026
Ndonëse vendimi u mor, kjo nuk i pengoi lojtarët senegalezë pasi që pozuan me trofeun më të rëndësishëm të kontinentit afrikan, ku po refuzojnë t’ja kthejnë CAF-it.
Ndeshja Senegal-Peru, zhvillohet pas pak në orën 17:00./IndeksOnline/