Lojtarët e Kosovës dalin në fushë
BILLI

Lexo edheMësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos i drejtonte ndeshjet ndaj Kosovës, por të mbetej trajner i Malit të Zi

Lojtarët e Kosovës kanë zbritur në fushën e stadiumit të qytetit në Podgoricë, për t’u nxehur para ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian kundër Malit të Zi.
Mali i Zi është nikoqir i verdhekaltërve sonte në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, e cila zhvillohet nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.
Kosova debutoi me barazim 1:1 në kualifikime për EURO 2020, pasi u ndal nga Bullgaria në ndeshjen e marsit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Verdhekaltrit tashmë kanë dalë në fushë për t’u nxehur para ndeshjes.

Lexo edheMësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos i drejtonte ndeshjet ndaj Kosovës, por të mbetej trajner i Malit të Zi
Në mungesë të boshtit të mesfushës, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, trajneri i “Dardanëve” ka vendosur të luajë me Idriz Vocen dhe Besar Halimin.
Challandes luan me një formacion 4-2-3-1.

