BallinaDrenica +Drenica SportLlapi – Drenica, ndeshja që vlen për Evropë e mbijetesë

Llapi – Drenica, ndeshja që vlen për Evropë e mbijetesë

Të ngjajshme

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Llapi dhe Drenica do të takohen në xhiron e 24’të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Tahir Batatina e Gani Sejdiu do të përballen të dielën nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton GazetaBlic Sport.

Pas humbjes turpëruese nga Prishtina, Drenica është këndellur shpejtë dhe ka barazuar me Ballkanin në Superligë, duke e rikthyer sado pak shpresën e “humbur”.

Ndërkohë, Llapi fitoi bindshëm në rikthimin e futbollit në Kosovë – pasi “shkatërroi” Dukagjinin me rezultatin e thellë 4:1.

Llapi ndodhet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, kurse Drenica një vend më poshtë me 31 pikë.

Ky duel vlen shumë për dyja skuadrat – pasi për Llapin fitorja do ta “fluturonte” në tabelë – kurse për Drenicën rezultati pozitiv do të thoshte çlirim dhe frymarrje – pasi ndodhet shumë afër zonës së kuqe.

Më poshtë gjeni renditjen tabelare të Superligës së Kosovës:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz