BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takon përfaqësuesit e KOSTT-it, prezentohet projekti i ndërtimit të trafostacionit 220kv/110...

Lladrovci takon përfaqësuesit e KOSTT-it, prezentohet projekti i ndërtimit të trafostacionit 220kv/110 në vlerë prej 7.4 milion euro

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e projekteve, Afrim Prokshi, ka pritur në takim drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSTT, Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve Alban Imeri, nga të cilet është njoftuar për investimin i cili do të behët në Drenas, në qendrën ekzistuese transformatorike.

Në kuadër të këtij projekti, i cili financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) në vlerën prej 7.4 milion euro do të jetë linja e transmisionit në gjatësi rreth 4 kilometra dhe qendra transformatorike e tipit GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike), me dy transformatorët të fuqisë 220/110kv. Ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti, konkretisht në muajin korrik dhe finalizmi i projektit do të behët brenda 24 muajve. Kompenzimi i pronave do të behët nga Ministria e Financave, kurse dokumentet e nevojshme do të merren në Komunë, ndërsa për këtë projekt do të zhvillohet edhe debat publik me qytetarët, përkatësisht me pronaret e tokave nga do të kalojë linja e transmisionit. Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e KOSTT-it, për prezentimin e këtij propjekti dhe ka përkrahur pa rezervë implementimin e tij, që do të jetë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit. Kujtojmë që KSOTT, vitin e kaluar ka ndihmuar ndërtimin e rrethojave të shkollës së paralelës së ndarë “Abedin bujupi” në Gjergjicë në vlerën prej 5 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz