BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takohet me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava

Lladrovci takohet me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Drenasit, sidomos në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, ku falë këtij bashkëpunimi asnjë nga qytetarët e Komunës së Drenasit nuk është i involvuar në konflikte në Lindjen e Mesme. Lladrovci është zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me Bashkësinë Islame të Kosovës për të ruajtur qetësinë e sigurinë publike në harmoni ndërfetare.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit si kryetar i Komunës dhe ka falënderuar për bashkëpunimin me BIK-un, sidomos në realizimin  e projektit për shërbimin e varrimit për qytetarët e Komunës së Drenasit. Myftiu Tërnava është zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë publike për gjithë qytetarët në harmoni dhe tolerancë ndërfetare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz