BallinaRegjionaleDrenasLladrovci shpreh ngushëllime për Demaçin dhe kujton ditën kur Demaçi e vizitoi...

Lladrovci shpreh ngushëllime për Demaçin dhe kujton ditën kur Demaçi e vizitoi në shtëpi babain e tij të sëmurë (FOTO)

Të ngjajshme

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar.

Lladrovci shkruan se kombi shqiptar mbeti pa kolosin e saj, Bacën Adem!

“Sot, kombi shqiptar, mbeti pa kolosin e saj, pa simbolin e rezistencës, lirisë e barazisë, pa Bacën Adem. Para një viti, Baca Adem, erdhi për të vizituar babën Tush, ku shpalosi kujtimet e jashtëzakonshme që i kishte me Fehmiun. Ai e konsideronte Bacën Adem mësues të rezistencës e çlirimit. Ngushëllime Familjes Demaçi, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve dhe shqiptarëve kudo që janë, për Bacën Adem, heroin dhe nderin e kombit. I përjetshëm është kujtimi për Adem Demaçin, për aq sa do të ekzistojë kombi shqiptar”, ka shkruar Lladrovci./Drenicapress.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz