Lladrovci raporton para qytetarëve për punën një vjeçare
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij një vjeçare. Në tubim merrnin pjesë, drejtor të drejtorive komunale, administrator të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve lokale, KFOR,LMT3 dhe qytetarë të tjerë.
Në tubimin me publikun, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera gjatë vitit fiskal 2018. Takimin e ka hapur Zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, i cili ka treguar rëndësinë e këtij takimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.
Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili ka falënderuar të pranishmit për prezencën dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti. “Ju falënderoj gjithsecilin për bashkëpunimin që keni treguar ne realizimin e projekteve të cilat janë kryer në vendbanimet ku jetoni, pres bashkëpunimin tuaj edhe ne të ardhmen në zhvillimin e projekteve që janë ne interesin e përgjithshëm”, ka thënë kryetari Lladrovci. Kryetari Lladrovci ka shtuar se të gjitha projektet e parapara të kryhen gjatë vitit 2018 edhe shumë projekte të bashkëfinancuara me nivelin qendror, kanë përfunduar sipas planifikimit.

Lexo edheKomuna e Drenasit: Do të gjobiteni me 100 euro nëse e bëni këtë |Dokument
Të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa drejtorët e drejtorive u kanë jap përgjigje të gjithë atyre që kanë drejtuar pyetje për projektet që kanë përfunduar gjatë këtij viti.
Në realizimin e projekteve kapitale, kanë përfunduar kryesisht rrugë në lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.














