BallinaRegjionaleDrenasLladrovci prezanton projektin 7.4 milionsh për Drenasin (foto)

Lladrovci prezanton projektin 7.4 milionsh për Drenasin (foto)

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit,  Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e projekteve, Afrim Prokshi, ka pritur në takim drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSTT, Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve  Alban Imeri, nga të cilet është njoftuar për investimin i cili do të behët në Drenas, në qendrën ekzistuese transformatorike.

Në kuadër të këtij projekti, i cili financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) në vlerën prej 7.4 milion euro do të jetë linja e transmisionit në gjatësi rreth 4 kilometra dhe qendra transformatorike e tipit GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike), me dy transformatorët të fuqisë 220/110kv. Ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti, konkretisht në muajin korrik dhe finalizmi i projektit do të behët brenda 24 muajve.

Kompenzimi i pronave do të behët nga Ministria e Financave, kurse dokumentet e nevojshme do të merren në Komunë, ndërsa për këtë projekt do të zhvillohet edhe debat publik me qytetarët, përkatësisht me pronaret e tokave nga do të kalojë linja e transmisionit.

Kryetari i Komunës,  Ramiz Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e KOSTT-it, për prezentimin e këtij propjekti dhe ka përkrahur pa rezervë implementimin e tij, që do të jetë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit. Kujtojmë që KSOTT, vitin e kaluar ka ndihmuar ndërtimin e rrethojave të shkollës së paralelës së ndarë “Abedin Bujupi” në Gjergjicë në vlerën prej 5 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz