BallinaRegjionaleDrenasLladrovci pret ne takim përfaqësuesit e fshatit Gjurgjicë

Lladrovci pret ne takim përfaqësuesit e fshatit Gjurgjicë

Të ngjajshme

Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për presidentin Trump

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka lëshuar një deklaratë...

Atletico humbet një nga yjet e saj për ndeshjen ndaj Arsenalit

Atletico Madridi do të jetë pa një nga yjet...

A do ta tradhtojë Kurti, Osmanin edhe pas propozimit nga LDK-ja?

Kosova mund të përballet me një tjetër raund zgjedhjesh...

Nis për herë të parë skriningu neonatal në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë,...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me drejtorin e Arsimit, Tafil Halilaj, kanë pritur në takim, përfaqësuesit e fshatit Gjergjicë, të cilëve u ka treguar se nxënësve do ju sigurohet transporti ne vajtje-ardhje.

Banorët e fshatit Gjurgjicë, kishin ardhur ne takim me kryetarin Lladrovci për të diskutuar mundësinë e gjetjes së një zgjidhje të pajtueshme për të dy palët. Fillimisht ata kanë kërkuar që shkolla të mbetet e hapur, por pasi që kanë dëgjuar nga kryetari Lladrovci se secili veprim i marr nga ana e Komunës ka qenë ne harmoni të plotë ligjore, ata kanë kërkuar që nxënësit të vijojnë mësimin në shkollën e Arllatit.

Kryetari Lladrovci u ka thënë të pranishmëve, se mbyllja e këtyre shkollave, nuk është bërë asesi me ndonjë qëllim të caktuar, por vetëm se ne këto paralele të shkollave amë, sipas statistikave të Drejtorisë Komunale të Arsimit, është vërtetuar se kanë numrin e vogël të nxënësve dhe se Ministria e Financave mjetet për pagat e mësimdhënësve e planifikon sipas formulës 21.3 ne një paralele, duke krahasuar me numrin e përgjithshëm të nxënësve. 

Komuna është duke vepruar sipas formës ligjore, pasi që formula e caktuar nga Ministria e Financave e përcakton numrin e paraleleve ne te gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

Të gjithë nxënësve të cilët do të vijojnë mësimin ne shkollat amë e që kanë largësinë me tepër 4 kilometra, sipas Ligjit, Komuna do të ju siguroj transportin ne vajtje ardhje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz