Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka lëshuar një deklaratë në rrjete sociale duke falënderuar “zbatuesit e guximshëm të ligjit”.
“Mbrëmë pamë më të mirën e lidershipit amerikan”, tha ai.
“Jam krenar që punoj për presidentin Trump, i cili mbështet fuqimisht zbatimin e ligjit në të gjithë vendin – dhe krenar që drejtoj këtë agjenci që punon 24/7 për të mbajtur amerikanët të sigurt”, shtoi Patel.
Ai njoftoi se hetimi është duke vazhduar dhe u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacion të flasin me autoritetet.
Ndryshe, pas të shtënave, presidenti Donald J. Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance u nxorën me nxitim nga salla e vallëzimit në Washington Hilton.
Pasi u evakuua, Trump ndau pamje të të dyshuarit.
Në një konferencë për shtyp, presidenti e quajti atë “një person të sëmurë”, duke shtuar se burri “sulmoi një pikë kontrolli sigurie të armatosur me armë të shumta dhe u rrëzua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”.