BallinaRegjionaleDrenasLladrovci njësoi si edhe Vjosa Osmanit, ia çon një porosi Lumir Abdixhikut...

Lladrovci njësoi si edhe Vjosa Osmanit, ia çon një porosi Lumir Abdixhikut për Stadiumin Nacional

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Dy muaj më parë, kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën Industriale.

Por, kryetari i Komunës së Drenasit, nuk vonoi duke iu kundërpërgjigjur asaj, duke i thënë se kjo është çështje e menduar mirë dhe jo politike.

“Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.

Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibiliteti dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë”, kishte thënë Lladrovci.

E, sot në T7, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK dhe Vetëvendosje kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

I pyetur rreth kësaj deklarate, Lladrovci ia përsëriti Abdixhikut njësoj si edhe Osmanit të njëjtën porosi.

“Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, tha i pari i Drenasit për Indeksonline.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz