BallinaLajmeLladrovci mbështet kërkesat e grevistëve në Komunën e Drenasit dhe mirëpret unitetin...

Lladrovci mbështet kërkesat e grevistëve në Komunën e Drenasit dhe mirëpret unitetin e tyre: Kërkesat janë legjitime

Të ngjajshme

Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim...

Dafina dhe Daskani shkëlqejnë në Athinë, moment i ëmbël para koncertit

Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më...

“Tender”, drama provokuese për seksin dhe pushtetin

Një shfaqje e re teatrore, “Tender”, po tërheq vëmendje...

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

Pas kërkesës së Thesarit të Shtetit drejtuar Komunës së Drenasit për përpilimin e listave të nëpunësve që janë në grevë, Komuna ka drejtuar tek personat përgjegjës kërkesën e pranuar.

“Nga ta u informuam se përgjegjësit e programeve buxhetore nuk mund të përpilojnë lista siç është kërkuar për nëpunësit grevistë për arsye se të njëjtit janë në grevë dhe nuk kanë ofruar informata sipas kërkesës së Thesarit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Poashtu në njoftimin nga zyrtarët përgjegjës, komuna është njoftuar se të gjitha shërbimet e natyrës që lidhen me afate janë kryer në Komunën e Drenasit, pra për disa kërkesa të tyre qytetarët kanë pranuar shërbime.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci mbështetë kërkesat e tyre legjitime për paga më të dinjitetshme të të gjithë zyrtarëve publik si dhe mirëpret unitetin e grevistëve në Komunën që ai drejton.

“Shpresojmë që sa më parë të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre legjitime dhe të kthehet normaliteti në punë. Njëherit ju kërkojmë falje gjithë qytetarëve që këto ditë janë duke u ballafaquar me probleme në marrjen e shërbimeve të ndryshme, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për kërkesat legjitime të punëtorëve të sektorit publik”, thuhet në njoftimin e komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz