BallinaLajmeLladrovci ia kujton Hashim Thaçit se Vucicin e bllokuan veteranët, familjet e...

Lladrovci ia kujton Hashim Thaçit se Vucicin e bllokuan veteranët, familjet e dëshmorëve dhe e gjithë Kosova

Të ngjajshme

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se barrikadën e bërë në Skenderaj e ka mbështetur e tërë Kosova, duke shtuar se plagët e banorëve të Drenicës nuk janë shëruar ende.
Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur numrin prej 1648 të pagjeturve, duke kujtuar se Serbia nuk ka kërkuar ende falje edhe pas 20 vjetëve të kaluara nga lufta.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

”Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz