Lladrovci i vendosur, ndërpret dy kontrata për mos përmbushje të obligimeve ligjore
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që nga marrja e mandatit është zotuar se do të mbrojë pronën komunale, prandaj ka marr vendim për shkëputjen e kontratave, për personin fizik, Naser.M.Gashi dhe personin juridik NTP “Mali-Com” për shkak të mos përmbushjes së kontratave të lidhura me Komunën.
Me datën 30.03.2018, kryetari Lladrovci ka marr vendim për formimin e komisionit mbi vlerësimin e zbatushmërisë së procedurave ligjore për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim dhe përmbushjes së obligimeve kontraktuese, ndërsa me datën 08.06.2018 ky komision ka ofruar raportin për këto kontrata. Ndërprerja e kontratës me numër 353-46310 të datës 23.10.2014 dhe numri i kontratës 353-46330 i datës 23.10.2014, janë bërë ne bazë të vlerësimit të këtij Raporti të Komisionit me numër 01-464-32760 i datës 08.06.2018.
Ne bazë të këtyre të gjeturave të Raportit, janë ndërprerë kontratat ne mënyrë të njëanshme sepse nuk janë përmbushur obligimet kontraktuese nga ana e qiramarrësve, gjegjësisht personit fizik Naser.M.Gashi nga fshati Nekoc dhe NTP “Mali.Com” me seli ne Komoran që përfaqëson Nazmi Krasniqi nga fshati Komoran.

Lexo edheKatër vjet nga vdekja e futbollistit të Feronikelit, Triumf Shabanit (Foto)
Sipas Planit dinamik tek të dy qiramarrësit të pronës komunale, kanë qenë të obliguar që objektin ta përfundojnë brenda 18 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës, mirëpo qiramarrësit nuk i kanë përmbushur obligimet e kontratës së nënshkruar ndonëse jemi ne muajin Qershor të vitit 2018 dhe objektet ende nuk janë përfunduar dhe se qiramarrësit nuk i kanë përmbushur as obligimet për punësimin e 9 punëtoreve, përkatësisht 8 punëtoreve në firmë.
Komisioni i ka rekomanduar kryetarit të Komunës që te merr masat e duhura për ndërprerjen e këtyre kontratave dhe ta obligoj qiramarrësit që sipërfaqen e pronës komunale të cilën e ka marr në shfrytëzim të kthejnë në gjendjen e mëparshme.














