Lladrovci i tregon Haradinajt se ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas
03

Lexo edheAksident te Guri i Plakës në Drenas, raportohet për një të vdekur

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e së martës e ka nisur me vizitë në vendin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas, raporton Ekonomia Online.
Sipas agjendës i pari i Qeverisë ishte planifikuar të ndalet në parkun e Biznesit.
Kreu i ekzekutivit për vendin ku do të ndërtohet stadiumi është njoftuar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Nga këtu të dy bashkë u nisën për në komunë ku edhe do të zhvillojnë një takim.
Edhe pse sot zyrtarisht është ditë pushimi, Haradinaj ka zgjedhur të punojë, raporton EO.

Lexo edheAksident te Guri i Plakës në Drenas, raportohet për një të vdekur
Ai më pas do të shkojë edhe në një komunë fqinje të Drenasit, në Skenderaj ku do të pritet nga kryetari Bekim Jashari.

