back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëLjubljana bën atë që s’bëri dot Tiranae Prishtina: Ç’xhami kryevepër! Edhe me...

Ljubljana bën atë që s’bëri dot Tiranae Prishtina: Ç’xhami kryevepër! Edhe me palestër brenda…

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Atë që Tirana s’e bëri dot, për të patur një xhami në linja moderne në qendër të saj, sipas projektit të studios BIG nga Danimarka, do e ketë Ljubljana, kryeqytet i Sllovenisë.

Punimet e atyshme kanë përfunduar dhe kompleksi do të hapet zyrtarisht në qershor, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Republikën e Sllovenisë, Nevzet Poriç.

“Të gjitha punimet janë bërë tashmë. Gjithçka është gati dhe xhamia, nëse do Zoti, do të hapet zyrtarisht në qershor. Sa i përket xhamisë, gjithçka është gati. Në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojmë të përdorim xhaminë. Gjithçka është e vendosur dhe mbaruar kështu që ne mund të fillojmë ta frekuentojmë atë “, tha Poriç.

Ai theksoi se bashkësia Islame ishte e kënaqur me pamjen e xhamisë.

“Është një xhami që i është përgjigjur epokës moderne. Kemi pritur për këtë xhami për pesëdhjetë vjet dhe jemi të kënaqur që tashmë e kemi”, tha Poriç.

Kompleksi, i cili përfshin xhaminë dhe qendrën kulturore islame, është ndërtuar mbi pak më shumë se 12,000 metra katror.

Investimi ka kushtur rreth 34 milion euro.

Financiuesi është shteti i Katarit. /tesheshi.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz