Liverpuli ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë në Premier league.
Minutat e parë i takuan Liverpulit që bënte presion te Chelsea duke sulmuar vazhdimisht. Si rrjedhojë e kësaj mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 17-të.
Një harkim i bukur i Filip Coutinjos, gjeti Lovrenin e pambuluar i cili shënoi për 1-0.
Kur pritej reagimi i vendasve, ishte kapiteni Henderson që me një projektil bombardoi porten e Chelseat për të shënuar për 2-0.
Në pjesën e dytë londinezët ishin më të vendosur në aksionet e tyre dhe goli erdhi tek në minutën e 62-të me Diego Costan.
Deri në fund të takimit ty dy skuadrat patën raste shënimi, porn ë fund Liverpuli mori tri pikë të rëndësishme në udhtim.
Pas 5 xhirove në Premier League, Liverpuli zë pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e tretë./Drenicapress.info/
https://www.dailymotion.com/video/x4t89kg_0-1_sport
https://www.dailymotion.com/video/x4thyac_jordan-henderson-amazing-goal-chelsea-0-2-liverpool-16-09-2016-hd_sport
https://www.dailymotion.com/video/x4t3czd_diego-costa-goal-hd-chelsea-1-2-liverpool-16-09-2016-hd_sport