BallinaLajmeMinistria e Mjedisit i përgjigjet Komunës së Prishtinës: kërkon leje ujore për...

Ministria e Mjedisit i përgjigjet Komunës së Prishtinës: kërkon leje ujore për deponinë e mbeturinave

Të ngjajshme

Transferimi i përhershëm i Akanjit tek Interi po bëhet obligativ, ja sa vite kontratë po i ofron klubi

Interi pritet ta bëjë transferimin e përhershëm të mbrojtësit...

Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje...

Isufi: Haradinaj do të jetë aktiv dhe do të jetë në listë në zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar...

Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë

Në rast të mungesës së karburanteve ose karburanteve, Zvicra...

Arsenali vulos fitoren, shënon edhe golin e tretë ndaj Fulhamit (VIDEO)

Arsenali veçse ka siguruar fitoren ndaj Fulhamit, pasi ka...

Aktvendimi i dhënë ditë më parë nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit për pajisjen me leje ujore për funksionimin e deponisë së mbeturinave inerte në Matiçan, po konsiderohet të jetë joligjor.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës ka thënë se kjo nuk është deponi por është stacion transfer i mbeturinave, që sipas tij të gjitha kompetencat i takojnë komunës.

“Ky aktvendim i inspektoratit nuk është në përputhje me ligjet, nuk është në përputhje me  kompetencat e ministrisë dhe as me kompetencat e agjensionit rajonal të pellgjeve dhe lumenjve, janë thirr në nenin 14 në aktvendim të ligjit për ujëra, i cili i jep kompetenca komunës e jo ministrisë. Përveç kësaj janë thirr në udhëzimin administrativ 03.2018 që është për ujërat dhe kanë harru me u thirr në udhëzimin 03.2024 dhe në të dy udhëzimet për vend stacionet transfer e jo për deponit i takojnë komunës”, ka thënë Luftar Braha, drejtor i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës.

Në pyetjet e RTK-së ndaj ministrisë së mjedisit se cila është arsyeja e lejes ujore në këtë zonë, në një përgjigje me shkrim zyrtarët e saj thanë se leja ujore është e domosdoshme sepse ajo i trajton  ujërat që lirohen nga kjo zonë dhe ujërat sipërfaqësore që e përshkruajnë deponinë në rastin e reshjeve atmosferike.

Ndërsa zyrtari komunal i kundërpërgjigjet këtij arsyetimi.

”Dhe për t’i marrë të gjitha masat e mbrojtjes dhe ndaj atij hendeku apo asaj rrëkeje ujore që mundet me u krijuar herë pas here gjatë reshjes atmosferike ne jemi largu në një distancë shumë të madhe përtej kritereve që i përcakton udhëzimi administrativ, dhe udhëzimi na jep kom”, ka shtuar Braha.

Tutje në përgjigjen me shkrim nga ministria e mjedisit thuhet se me planin zhvillimor të komunës së Prishtinës, ky vend është jashtë zonës urbane të Prishtinës andaj kompetencat i takojnë Ministrisë, mirëpo sipas zyrtarëve komunal në planin zhvillimor të Prishtinës të vitit 2013 Matiqani figuron zonë urbane e kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz