back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportLiverpool ‘aprovojnë’ ofertën rekord për Alexander Isak ndërsa dalin detajet e shumës

Liverpool ‘aprovojnë’ ofertën rekord për Alexander Isak ndërsa dalin detajet e shumës

Të ngjajshme

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer ukrainas është një përparësi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë,...

Trump: Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë

Donald Trump ka vendosur një qëllim edhe më të...

Tahiri: Kurti veç me dështu di, edhe nesër seanca dështon

Ish-zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri, nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv...

Liverpool pritet të rikthehet sërish në garë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, pasi deri tani nuk ka qenë i suksesshëm në përpjekjet e tij.

Liverpool nuk ka hequr dorë nga ndjekja e Isak dhe ka aprovuar një ofertë rekord klubi, raportojnë mediat.

Sulmuesi i Newcastle është objektivi kryesor i kampionëve të Premier League, por “Magpies” kanë rezistuar ndaj ofertave, edhe pse ylli i tyre nuk po stërvitet, ka refuzuar të luajë dhe dëshiron largimin.

Liverpool kishte parë të refuzohej një ofertë prej 110 milionë funte, ndërsa Newcastle ka përsëritur disa herë se lojtari nuk është në shitje.

Megjithatë saga nuk ka përfunduar, me The Sun që raporton se Liverpool mbetet i bindur se Newcastle më në fund do të dorëzohet dhe do ta shesë suedezin për një shifër rekord britanik prej 130 milionë funte.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Aston Villa-s, Newcastle pret Liverpool-in në “St. James’ Park” – një ndeshje që pritet të jetë e nxehtë duke marrë parasysh situatën.

Emri i Isak u këndua në mënyrë negative nga tifozët udhëtarë të shtunën, ndërsa nuk pritet të ketë një tjetër qasje zyrtare nga Liverpool deri pas kësaj ndeshjeje të së hënës.

Liverpool gjithashtu kërkon kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi, i cili është jashtë kontrate verën e ardhshme.

Pas paraqitjes së luhatshme të Ibrahima Konaté kundër Bournemouth, “Reds” janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë funte për mbrojtësin anglez dhe një dyfishim i tillë, me Guehi dhe Isak, do ta çonte shpenzimin veror në plot 466 milionë funte.

Isak ka qenë duke u stërvitur i vetëm për shkak të konfliktit me klubin dhe pritet të gjobitet për mungesën në barazimin ndaj Villa-s.

Fabrizio Romano zbulon të fundit mbi Liverpool dhe Isak

Sipas Fabrizio Romano, ish-sulmuesi i Real Sociedad ka refuzuar një kontratë të re shumë të majme nga Newcastle që përfshinte një klauzolë daljeje në vitin 2026.

Nëse Newcastle jep edhe një sinjal të vogël se mund të negociojë, Liverpool është i gatshëm të kthehet me një ofertë të dytë që shpreson se do të mbyllë marrëveshjen.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Romano tha:

“Cila është pozita e Liverpool? Shumë të qetë, shumë të heshtur, por aspak duke fjetur. Liverpool është gati të bëjë një ofertë të re për Isak.

Liverpool, nëse Newcastle hap dyert, do të jetë gati me një propozim të ri. Harrojeni idenë se Liverpool nuk do të bëjë ofertë, ata janë gati, shumë gati, dhe kjo është shumë e qartë.

Liverpool nuk ka thirrur asnjë sulmues tjetër deri tani. Nëse ndryshon sonte apo nesër, do t’ju njoftoj, por deri tani nuk ka pasur qasje tjetër, vetëm Alexander Isak.

Fokusi është shumë i qartë: duke pritur të shohin çfarë do të ndodhë me Newcastle, por lojtari është shumë i qartë, klubi është shumë i qartë dhe thjesht po presin që të jenë bashkë sa më shpejt.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz