back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLista Serbe thotë se do ta formojë vet Asociacionin

Lista Serbe thotë se do ta formojë vet Asociacionin

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë

Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë,...

Abdixhiku: Do të përfundojmë magjistralen Klinë- Gjakovë

“Dukagjini do të ketë prioritet në lidhjen infrastrukturore, në...

Rashica shënon supergol në Turqi

Skuadra e Besiktasit ka shënuar gol ndaj Rizesporit në...
- Advertisement -

Lista Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës, dhe pastaj në fund të muajit të ardhshëm vet do të fillojnë të formojnë Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë Goran Rakiq.

Siç tha ai, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë është informuar për këtë, me të cilën përfaqësuesit e Listës Serbe kishin një takim në Beograd, transmeton lajmi.net

Ai theksoi se në seancën e Kuvendit që do ta mbajnë në veri të Mitrovicës, do të propozojnë se më 20 prill, do të nisin vet të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Ai theksoi se pas ngjarjeve të djeshme në Kosovë, Lista Serbe nuk do të jetë më e heshtur.

“Pas sulmit të djeshëm terrorist ndaj qytetarëve serbë të paarmatosur në Mitrovicë dhe ndaj përfaqësuesit të qeverisë serbe, ne si përfaqësuesit legjitim të serbëve nuk mund të jemi të pagojë dhe nuk mund të rrimë të heshtur më ”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz