back to top
Wednesday, July 30, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLista Serbe i kaloi filtrat e verifikimit në ministri të Sveçlës dhe...

Lista Serbe i kaloi filtrat e verifikimit në ministri të Sveçlës dhe Gërvallës – Bogujevci gënjen publikisht, ua lë fajin PDK-së e LDK-së

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën...

Musliu-Shoshi: FSK-ja nuk është e Albin Kurtit!

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar...

Tregu i lirë i energjisë – Çka do të ndodh me bizneset pas korrikut?

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të...

Lista Serbe i kaloi filtrat e verifikimit në Ministri të Brendshme (të udhëhequr nga Xhelal Sveçla) dhe Ministri të Jashtme (Donika Gërvalla) sipas procedurës para se të shkojë në Komision Qendror Zgjedhor për certifikim, por deputetja e Vetëvendosjes gënjeu publikisht duke thënë se certifikimin e Srpska-s e bënë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

MB dhe MPJ do të mund të ndalonin të shkojë në rend të parë për certifikim në KQZ, por ata thjesht e kaluan në heshtje verifikimin, duke i lënë të zbrazët formularët ku do të duhej të shkruhej kundërshtimi.

Por, aq më keq për të vërtetën.

“Më vjen keq të them por të vetëm arsye pse Listën Serbe e kemi në Kuvend është për shkak të dy subjekteve politike, PDK dhe LDK, që ia mundësuan me votim në KQZ. Nuk është dashtë ta kemi Listën Serbe fare aty, por ja tash ky ka qenë vendim i tyre“, tha Bogujevci në Kanal 10.

- Advertisement -

Të Fundit