BallinaLajmeLirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin

Lirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin

Të ngjajshme

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

Polici H.K kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama brenda stacionit policor.

E menjëherë pas shpërndarjes së saj në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

I pandehuri H.K u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqert në deklaratat e përshkrimit të rastit.

Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq, pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar

E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim.

Edhe këtë herë polici nuk ndejti gjatë.

Kjo pasi që avokati i H.K dërgoi lëndën në Gjykatë të Apelit.

Arbër jashari, zëdhënësi Gjykatës së Apelit bëri të ditur se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.

Të pandehurit H. K. i është nderprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njëjta i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kundërtën në çdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

T7 gjatë së shtunës kontaktoi edhe me Leotrim Ramën, i cili nuk ishte në dijeni se polici që e sulmoi tash është liruar nga paraburgimi.

Por i njëjti tha se nuk është në gjendje të flasë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz