back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLirak Çelaj ndryshon mëndjen për Arban Abrashin

Lirak Çelaj ndryshon mëndjen për Arban Abrashin

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Një ditë pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, kandidati i PDK-së, Lirak Çelaj pati deklaruar se e përkrahë LDK-në në garën kundër Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ndonëse ishte shprehur se dëshirë e tij është fitorja e LDK-së, Çelaj sot për “Indeksonline” ka thënë se kjo deklaratë e tij mund të jetë nxjerrë nga konteksti.

Ai ka shtuar se ende nuk ka vendosur nëse do të dalë të votojë më 19 nëntor, apo jo.

“Ndoshta ajo është nxjerrë pak prej kontekstit. Unë e kam kritikuar Shpendin dhe krejt çka i kam thënë, i mendoj për të ende, por kjo nuk do të thotë se personalisht e përkrahë Arbanin. Unë ende nuk kam vendosë nëse dua të dalë e të votoj”, ka thënë ai.

Tutje, Çelaj ka shtuar se PDK-ja akoma nuk ka vendosur se cilin subjekt do e përkrahë më 19 nëntor në balotazhin mes Abrashit dhe Ahmetit.

Megjithatë ai ka shtuar se PDK-ja nuk do e përkrahë më Ahmetin sikurse kishte vepruar në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2013.

“Si subjekt politik ende nuk e kemi marrë vendimin. Besoj që Kryesia vendos varësisht si rrjedhin gjërat. E kam thënë edhe gjatë fushatës se PDK-ja nuk do ia falë votën Shpendin. Kësaj radhë nuk do ia falë, ashtu siç ia pat falë”, ka deklaruar ai.

Më 22 tetor, Çelaj kishte arritur të fitojë besimin e 5.85 për qind të votuesve, apo 4 mijë e 667 të tyre.

Ndërkaq, qytetarët e Prishtinës kishin vendosur që t`i çojnë në balotazh Ahmetin e Abrashin duke mos ua mundësuar asnjërit 50 përqindëshin e votave.

Ahmeti kishte marrë 34 mijë e 682 votues, ose 43.49 për qind të tyre, deri sa Abrashi kishte marrë 28 mijë e 613, ose 35.88 për qind të tyre.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz