Liqeni i Badocit “mbushet” me mbeturina, Mjeku: Ky është niveli i shoqërisë sonë
dp

Lexo edheKryetari i ri i Nju Jorkut ndihmon për të hequr një automjet nga bora, thotë se nuk ka “punë të vogël”

Liqeni i Badocit është ndotur jashtëzakonisht shumë nga mbeturinat, pas vërshimeve që pati kapluar vendin.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se është shqetësuese se në çfarë niveli ka ardhur shoqëria, pasi siç tha ajo, mbeturinat kanë ardhur nga dora e njeriut, transmeton Klankosova.
“Këto mbeturina pavarësisht që kanë ardhur si pasojë e vërshimeve dhe përmes lumenjve dhe përroskave, këto janë hedhur nga dora e njeriut dhe ky fatkeqësisht është niveli i shoqërisë, pa i përfshirë të gjithë”, tha Mjeku në Klan Kosova.

Lexo edheKryetari i ri i Nju Jorkut ndihmon për të hequr një automjet nga bora, thotë se nuk ka “punë të vogël”
Ajo bëri të ditur se KRU “Prishtina” shumë shpejt do të organizojë ekipe që ta pastrojnë burimin e ujit nga këto mbeturina.
“Mendojmë se brenda javës do të pastrohet, por është shqetësuese gjendja”, tha ajo.