Lionel Messi fiton çmimin prestigjioz “Princesha e Asturias”, argjentinasi mbërrin në Spanjë

Lionel Messi ka fituar çmimin “Princesha e Asturias” për Sportin për vitin 2026, duke u bërë futbollisti i parë në histori që e merr këtë vlerësim si individ.
Ylli argjentinas ka mbërritur sot, më 22 tetor, në qytetin e Asturiasit, në Spanjë, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për këtë çmim prestigjioz, shkruan Indeksonline
Gjatë qëndrimit në Oviedo, Messi pritet të takohet me të rinj dhe fëmijë në Pallatin e Sportit (Palacio de Deportes), në një aktivitet që synon të afrojë legjendën e futbollit me brezat e rinj.
Messi and his wife have arrived in Oviedo. He’s loved everywhere 🥹❤️ pic.twitter.com/6rc48sn8kn

Lexo edheGift Orban shfryn zemërimin pas zëvendësimit, ja si reagoi Besnik Hasi
— NEY💙❤️ (@ney_yxx) October 22, 2026
Çmimi “Princesha e Asturias” është një nga vlerësimet më të njohura në Spanjë dhe u jepet individëve ose organizatave për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme, përfshirë sportin./Indeksonline/














