BallinaBotëLindi një vajzë, 3 persona paraqiten si baballarë në repartin e gjinekologjisë

Lindi një vajzë, 3 persona paraqiten si baballarë në repartin e gjinekologjisë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Palermo të Sicilisë, në Itali.

Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë, erdhi në jetë një vajzë, ku pas lindjes së saj, u paraqitën në repart tre aspirantë për baballarë.

Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre aspirantë të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje. Situata u bë tejet konfuze, duke bërë që të tre aspironin atësinë e foshnjës.

Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Bëhet fjalë për tre djem të moshës 31-vjeçare, ku për menaxhimin e situatës, u lajmërua policia.

Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës, një vajzë 24-vjeçare, i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijët. Mjekët e nxorën nga spitali vajzën bashkë me foshnjën dhe babanë e vërtetë të vajzës, duke lënë “me gisht në gojë” dy të tjerët.

Gjithë konfuziteti lindi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit.

Lajmi po bën bujë në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz