Limaj për tensionet në skenën politike: I tejkalon polarizimet e së kaluarës, po shpërblehet kjo gjuhë
dp

Lexo edheGjini: Aleanca s’ka udhëhequr gjatë, por ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në “Pressing” të T7, për polarizimin.
Ai tha se më parë politika ka emancipuar votuesin, kur votuesit nuk e donin sharjen e fyerjen.
Por, ai tha se tash ka ndryshuar, sikur votuesi po kërkon politikanë që fyejnë e janë më viralë.
“Kurrë nuk kam besuar që votuesi kosovar, politika e Kosovës e ka emancipu votuesin, a ju kujtohet një kohë kur votuesi nuk e ka dashur shamjen dhe e ka ndihmu emancipimin politik të Kosovës. Kjo çfarë po shoh unë i kalon disa polarizime të se kaluarës, tash sikur po ta lë përshtypje që votuesi kosovar po e kërkon këtë polarizim. Atraktiv për votuesin sot je nëse ke ndonjë skandal, më viral, po shpërblehet kjo gjuhë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Lexo edheGjini: Aleanca s’ka udhëhequr gjatë, por ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës