back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeLimaj nga Shkupi: Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë...

Limaj nga Shkupi: Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri

Të ngjajshme

Vdes aktori i njohur amerikan

Peter Greene, aktori i njohur për interpretimin e personazheve...

“Kingi” i Egjiptit futet në histori të Premier League, Salah thyen rekordin e Rooneyt

Mohamed Salah është futur në histori të Premier League. Sulmuesi...

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Hoti: SHBA ka mbet veç edhe Ambasadën me e tërheqë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportet...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se protesta e mbajtur sot në Shkup ishte një shprehje e unitetit shqiptar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Përmes një postimi, Limaj theksoi se UÇK-ja ishte dhe mbetet një luftë çlirimtare e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi. “Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri”, ka shkruar ai.

Limaj u shpreh se nga Shkupi u dëgjua zëri i unitetit shqiptar, duke theksuar se kërkesa e protestuesve është për drejtësi të vërtetë dhe jo për “gjykime selektive dhe politike”.

Në fund, ai theksoi se shqiptarët do të qëndrojnë të bashkuar “me dinjitet, me qetësi dhe me besim se e vërteta gjithmonë fiton”, duke përmbyllur mesazhin me thirrjet “Lavdi UÇK-së” dhe “Drejtësi për çlirimtarët”.

Postimi i plotë: 

Sot në Shkup, mes vëllezërve e motrave, për UÇK-në, për lirinë e shtetin tonë, që janë identiteti jonë!
UÇK-ja ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi.
Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri.
Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo gjykime selektive dhe politike.
Sot, nga Shkupi, u dëgjua zëri i unitetit shqiptar.
Një zë që nuk kërcënon askënd, por që nuk pranon padrejtësinë.
Do të qëndrojmë bashkë, me dinjitet, me qetësi dhe me besim se e vërteta gjithmonë fiton.
Lavdi UÇK-së.
Drejtësi për çlirimtarët.
Fatmir Limaj./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz