Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua
dp

Lexo edheBajqinovci e thotë mes rreshtash pse u rikthyen në media: Shumë analista menduan se për këtë arsye nuk arritëm 50%

Limaj tha se, ndonëse ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë aktuale, një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Sipas tij, Nisma kishte shprehur gatishmëri të plotë për një listë të përbashkët, por marrëveshja nuk u arrit.
“Për ta ndryshuar qeverisjen, për ta mundur këtë pozitë dhe këtë parti që është në pushtet, fatkeqësisht, me gjithë vullnetin tonë, kjo nuk ndodhi. Ne e kemi bërë publike dhe gatishmëria jonë ka qenë 100 për qind që ta bëjmë këtë listë të përbashkët. E kam të vështirë të shpjegoj pse nuk ka ndodhur, por ka ndodhur,” tha Limaj në Kanal10.
Ai shtoi se, pavarësisht dështimit të koalicionit, Nisma do të vazhdojë rrugën e saj politike duke garuar e vetme në zgjedhje.

Lexo edheBajqinovci e thotë mes rreshtash pse u rikthyen në media: Shumë analista menduan se për këtë arsye nuk arritëm 50%